Të gjitha familjet me fëmijë nën moshën 21 vjeç, gratë shtatzëna ose familjet që kanë gra shtatzëna duhet të aplikojnë për strehim në qendrën e ndihmës të Prevention Assistance and Temporary Housing (PATH) të DHS-së.
PATH ndodhet në:
151 East 151st Street
Bronx, NY 10451
718-503-6400
Për të shkuar atje, merrni trenin 2, 4, ose 5 për në stacionin 149th Street/Grand Concourse.
PATH është e hapur 24 orë në ditë çdo ditë, duke përfshirë të gjitha fundjavat dhe ditët e festave zyrtare. Aplikimet përpunohen çdo ditë mes orës 9:00 dhe 17:00. Shërbimet gjuhësore pa pagesë dhe konfidenciale, duke përfshirë shërbimet e interpretimit të gjuhës së shenjave, janë gjithmonë të disponueshme.
Familjet që aplikojnë për strehim pranë PATH duhet të sjellin mjete identifikimi për të gjithë anëtarët e familjes.
Për të mësuar më shumë për PATH, shkarkoni broshurën tonë.
Një familje me të rritur është një familje pa fëmijë të mitur. Kjo përfshin çiftet e martuara, çiftet që bashkëjetojnë, prindërit dhe fëmijët të cilët janë të gjithë mbi 21 vjeç, vëllezër dhe motra ose individë që mund të provojnë se kanë një marrëdhënie “kujdestarie” (mbështetje emocionale, fizike ose mjekësore). Familjet duhet të kenë jetuar bashkë për të paktën gjashtë muaj gjatë vitit të fundit.
Familjet me të rritur duhet të aplikojnë për strehim në:
Adult Family Intake Center (AFIC)
400-430 East 30th Street
New York, NY 10016
Për të shkuar aty, merrni trenin 6 drejt 28th Street ose autobusin M15 drejt 29th Street.
AFIC është e hapur 24 orë në ditë, duke përfshirë të gjitha fundjavat dhe ditët e festave zyrtare. Shërbimet gjuhësore pa pagesë dhe konfidenciale, duke përfshirë shërbimet e interpretimit të gjuhës së shenjave, janë gjithmonë të disponueshme.
Të gjithë anëtarët e familjes duhet të sjellin prova të vlefshme identifikimi dhe një listë të adresave të mëparshme, duke përfshirë çdo provë rezidence të disponueshme.
Të gjithë meshkujt e rritur beqarë duhet të aplikojnë për strehim në:
30th Street Intake Center
400-430 East 30th Street
New York, NY 10016
Për të shkuar aty, merrni trenin 6 drejt 28th Street.
30th Street është e hapur 24 orë në ditë, duke përfshirë të gjitha fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.
Gratë e rritura beqare mund të aplikojnë për strehim në një nga dy vendndodhjet e mëposhtme:
HELP Women's Shelter
116 Williams Avenue (mes Liberty Avenue dhe Glenmore Avenue)
Brooklyn, NY 11207
Për të shkuar aty, merrni trenin C drejt Liberty Avenue.
Franklin Shelter
1122 Franklin Avenue (pranë 166th Street)
Bronx, NY 10456
Për të shkuar aty, merrni trenin 2 drejt 149th Street ose autobusin BX55 drejt 166th Street dhe 3rd Avenue.
Individët e rritur beqarë duhet të kthehen në strehën ku janë caktuar më përpara nëse janë caktuar atje brenda 365 ditëve të fundit.
Zyra e Avokatit të Popullit mund të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave dhe shqetësimeve të lidhura me mungesën e strehimit. Përfaqësuesit e Shërbimeve Shtetërore mund t’ju ndihmojnë:
Ata janë të pavarur dhe nuk punojnë për ofruesit e strehës.
Përfaqësuesit mund të kontaktojnë Zyrën e Avokatit të Popullit në katër mënyra:
Për më shumë burime për t’ju ndihmuar të qëndroni në shtëpinë tuaj aktuale, vizitoni faqen e internetit të Administratës së Burimeve Njerëzore të qytetit të Nju-Jorkut (Human Resources Administration (HRA)) duke klikuar këtu.